Njoftim i rëndësishëm nga Egnatia, kampionët u bëjnë thirrje të gjithëve pas suksesit
Egnatia ka publikuar një njoftim të rëndësishëm përmes rrjeteve sociale. Kampionët tregojnë se më 10 qershor është rezervuar festa e titullit kampion në Parkun e Rrogozhinës.

Ky moment historik duket se do festohet si asnjëherë më parë te kampionët. Janë tre tituj kampion radhazi në Shqipëri duke thyer çdo paragjykim.
NJOFTIMI I EGNATIAS:
FESTA E KAMPIONIT! Një sezon i jashtëzakonshëm meriton një festë të paharrueshme!
Ju ftojmë të bashkoheni me ne më 10 Qershor 2026, në ora 20:00, në Parkun e Rrogozhinës, për të festuar së bashku titullin kampion të sezonit 2025-2026.
Le ta mbushim qytetin me ngjyrat bardhejeshile dhe të ndajmë së bashku emocionet e këtij suksesi historik. 10.06.2026, 20:00, Parku i Rrogozhinës

PANORAMASPORT.AL













