E KRYER/ Çudia më e madhe, Egnatia rikthen sulmuesin që u largua me shumë zhurmë. Zbulohen detajet e kontratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 12:06

E KRYER/ Çudia më e madhe, Egnatia rikthen sulmuesin që u largua me shumë zhurmë. Zbulohen detajet e kontratës

Jurgens Montenegro do të rikthehet tek Egnatia. Kjo është çudia më e madhe në merkaton e verës.

Screenshot 2026-06-06 120516

Konfirmimi vjen nga Kosta Rika ku gazetari i njohur Kevin Himenez zbulon detaje nga kontrata. Montenegro ka rënë dakord për kontratë 2-vjeçare.

Egnatia paguante mijëra euro për ta transferuar në janarin e vitit 2024. Sapo u shpall kampion, Montengro u arratis për në vendin e tij. Një largim që bëri shumë zhurmë dy vite më parë.

Palët duket se gjetën gjuhën e përbashkët. Tashmë është koha për rikthimin e bujshëm.

PANORAMASPORT.AL