Postuar: Qershor 6, 2026 | 13:40
Shkarkimi i Igli Tares lë pasoja shumë të rënda, edhe kapiteni trondit Milanin pas Modriç dhe Leaos
E ardhmja e Majk Menja te Milani është në dyshim. Portieri i Francës mund të kërkojë largimin, pas shkarkimit të Igli Tares & CO.

Menjëherë në skenë janë shfaqur rivalët e Juventusit. Për bardhezinjtë është një dëshirë e vjetër.
Çelsi ndërkohë do të futej sërish në garë për shërbimet e tij. Menja u bind për rinovimin deri në vitin 2031, pikërisht në janar.
Alegri si trajner dhe Igli Tare në postin e drejtorit sportiv, ishin projekti që besonte. Gjërat ndryshuan pas shkarkimit të dyshes.
Situata te Milani nuk është aspak e qetë. Pa drejtues dhe trajner, puna në klub ka ngecur. Luka Modriç dhe Rafael Leao janë dy lojtarë të tjerë që planifikojnë largimin.
PANORAMASPORT.AL













