Kandidati për president del blof, trajneri i mbyll derën Realit: Nuk ka asnjë ambicie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 11:51

Kandidati për president del blof, trajneri i mbyll derën Realit: Nuk ka asnjë ambicie

Enrike Rikelme është rivali i Florentino Perez për postin e presidentit te Real Madrid. Së fundmi u shpreh se Jyrgen Klop është trajneri me të cilin do të fillojnë negociatat, për të qenë timonieri i Realit, nëse vetë Rikelme bëhet president.

Screenshot 2026-06-06 114155

Kandidati për president duket se ka dalë blof me deklaratën e tij të bujshme. Nga Gjermania vjen refuzimi dhe bëhet fjalë konkretisht për Mark Kosicke. Ky i fundit është pikërisht agjenti i Klop.

“Jyrgen është i lumtur në rolin e tij brenda Red Bull dhe nuk ka asnjë ambicie për të drejtuar një klub në këtë moment”, u shpreh agjenti i Klop. Trajneri gjerman është i interesuar për përfaqësuesen e vendit të tij, nëse Nagelsman largohet.

Perez pritet të konfirmohet si president. Më pas do të vijonte puna me Zhoze Murinjon si trajner i madrilenëve.

PANORAMASPORT.AL