EKSKLUZIVE/ Ofertë futbollistit që spikati, Dinamo i prish punë Vllaznisë dhe jo vetëm
Dinamo ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe sidomos për Europën. Edhe pse stërvitja do edhe pak ditë që të rinisë, drejtuesit po punojnë për të siguruar rinovimet e lojtarëve që bëjnë pjesë në projektin e skuadrës, por njëkohësisht po kërkojnë që të kenë lojtarë të rinj në skuadër dhe të përforcojnë ekipin për Kupat e Europës.

Dinamo do ta nisë këtë kompeticion nga turi i parë eliminator dhe me pak fat në short, përballë mund të ketë një rival të kalueshëm megjithatë në listën e kundërshtarëve, nuk mungojnë emrat e mëdhenj. Për të shmangur çdo surprizë të mundshme, drejtuesit e Dinamos kanë nisur nga puna për merkaton dhe për afrime cilësore, teksa drejtuesit kërkojnë që për herë të parë, të arrijnë në grupet e Ligës së Konferencës. Paraqitjet e sezonit të fundit në Europë, ka lënë një shije të mirë në kampin blu dhe është rritur besimi se me pak fat, mund të arrihet në grupe. Një vit më parë, Dinamo eliminoi skuadra si Hajduk Split, por në “play off” u eliminua nga Jagellonia.
MERKATOJA- Drejtuesit e Dinamos kanë hedhur sytë nga tregu kosovar dhe ai i Maqedonisë së Veriut. Në vitet e fundit, drejtuesit kanë mbetur të kënaqur nga ky treg, duke afruar lojtarë si Neziri, Berisha apo Zabërgja, i shitur sezonin e shkuar për mijëra euro në Ukrainë. Kështu, së fundmi në pistë ka dalë një tjetër emër që mund të bashkohet me Dinamon.
Një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve blu është Qlirim Avdulli. Mbrojtësi i majtë i Ferizajt po kalon një periudhë të shkëlqyer në karrierën e tij dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të spikatur në pozicionin e tij në futbollin kosovar. Pas një sezoni ku spikati jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në ndërtimin e aksioneve sulmuese, Avdulli ka hyrë në radarët e disa klubeve të rëndësishme.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













