E bujshme nga Reali, kandidati për president heq vëmendjen nga Murinjo: Klop, trajneri i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 23:01

E bujshme nga Reali, kandidati për president heq vëmendjen nga Murinjo: Klop, trajneri i ri

Enrike Rikelme beson se do të jetë president i Realit, edhe pse përballë tij është Florentino Perez. Zgjedhjet do të jenë më 7 qershor, ndërsa një deklaratë e bujshme vjen së fundmi.

klop

“Trajneri që ne duam për projektin tonë te Real Madrid është Jyrgen Klop. Të hënën, nëse ne fitojmë zgjedhjet, drejtori ynë Raul do të kontaktojë Klopin”, u shpreh Rikelme.

Perez ndërkohë ka mbyllur akordin për Zhoze Murinjon. Nëse portugezi do të vendoset në krye, do të kushtojë 15 milionë euro si zgjedhje. Shumë që do i kalojë Benfikës.

Perez shfaqet akoma si favorit për të fituar zgjedhjet. Dhe pse Reali ka dy sezoni pa trofe, besimi tek ai mbetet.

PANORAMASPORT.AL