Ibrahimoviç i hapi rrugë shkarkimit të Igli Tares & CO, te Milani nxehen më shumë me veprimin e radhës të suedezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 18:50

Ibrahimoviç i hapi rrugë shkarkimit të Igli Tares & CO, te Milani nxehen më shumë me veprimin e radhës të suedezit

Igli Tare bashkë me drejtorët e tjerë dhe trajnerin Alegri u shkarkuan. Prapa këtyre vendimeve ishte këshilltari Ibrahimoviç dhe pronari Xherri Kardinale.

kardinale tare ibra

Dhe pse projekti i Milanit është në ajër prej ditësh, Ibra ka kaluar fokusin te Botërori. Dy postimet e fundit kanë marrë me mijëra komente kritikuese.

Ibra shmang situatën te Milani, për këtë edhe janë irrituar më tepër tifozët që duan rikthimin e Maldinit. “Zlatan e di më mirë”, shkruan suedezi në postimin e fundit.

Ironia në komente nuk mungon. Kritikat janë të shumta, teksa Milani mbetet në ajër.

PANORAMASPORT.AL