Roma e vendosur, Gasperini thumb Interit: Ia kam thënë edhe lojtarit
Trajneri i Romës, Xhian Piero Gasperini, ka bërë një pasqyrë të merkatos së verdhekuqve duke i dërguar një “thumb” edhe Interit.

“Mund të bëjnë çfarë të duan, Mançini nuk largohet, ia kam thënë edhe atij”, tha trajneri i Romës. Më pas për Dibalën: “Jo, por siç thashë edhe më parë, është një moment pak i bllokuar, por po punohet në heshtje dhe më pas lajmet mund të dalin papritur.
Megjithatë vullneti i të gjithëve është që ai të qëndrojë. Ndonjë dhuratë nga familja Friedkin? Jo, mendoj se ne më shumë se dhurata duhet të punojmë mirë, me seriozitet dhe vëmendje, sepse Roma është një klub shumë i rëndësishëm. Stadiumi është gjithmonë i mbushur, ka pasion të madh dhe kemi detyrimin të përpiqemi ta rrisim këtë skuadër dhe t’u japim kënaqësi tifozëve.”
PANORAMASPORT.AL













