Maran e nis keq në drejtimin e Shqipërisë, kuqezinjtë bien menjëherë në renditjen e FIFA-s
Kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi me një rezultat negativ epokën nën drejtimin e Rolando Maran duke u mposhtur në miqësoren ndaj Izraelit. Dhe ndonëse bëhej fjalë për miqësore, ajo la menjëherë pasoja për kuqezinjtë.

FOTO: LSA
Sipas përllogaritjeve të fundit sa i përket klasifikimit të FIFA-s që do të zyrtarizohet më 10 qershor, Shqipëria ka humbur një pozicion në krahasim me muajin e mëparshëm, pikërisht për shkak të humbjes me Izraelin.
Ajo disfatë u ka kushtuar -5,57 pikë kuqezinjve, të cilët kanë rrëshqitur nga vendi i 64-t, në vendin e 65-të të klasifikimit Botëror, të kapërcyer nga Bosnjë Hercegovina.
Një sinjal aspak i mirë duke llogaritur se me zhvillimin e Botërorit, ka shtete të tjera të cilat mund të kapërcejnë kuqezinjtë në javët në vijim duke sjellë një tjetër rënie në këtë renditje.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













