Vjen trajneri i ri te Liverpuli, Alison merr vendimin pas ofertave nga Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 10:43

Vjen trajneri i ri te Liverpuli, Alison merr vendimin pas ofertave nga Seria A

Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpulit. Milani është tronditur, pasi zyrtarisht alternativa kryesore për të pasuar Alegrin ka dështuar. Liverpuli e prezantoi duke u mjaftuar me njoftimin, që tregon se Iraola do drejtojë në sezonin 2026/ 27.

ALISON

Pas eksperiencës së suksesshme me Bornmuth, trajneri spanjoll pason Arne Slot. Milani padyshim që është tronditur dhe në periudhë delikate. Ekziston mundësia që projekti në vazhdim t’i besohet Oliver Glasner. Pronari Kardinale dhe Ibrahimoviç po përballen me situatën ku kanë shkarkuar edhe drejtorët. Sa më shumë koha kalon, presioni po shtohet nga tifozët.

BRAZILIANI – Kurse Alison ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij në ‘Anfield’, sipas një lajmi nga ESPN. 33-vjeçari brazilian ka vendosur të qëndrojë me klubin anglez dhe të respektojë plotësisht kontratën e tij, që zgjat deri në verën e 2027-s.

Vendimi i portierit nuk ka lidhje me shkarkimin e trajnerit Arne Slot, i cili ndodhi vetëm pak ditë më parë, pasi negociatat midis dy palëve kishin filluar tashmë para largimit të trajnerit holandez. Alison kaloi nëpër radhët e të rinjve në Internacional dhe ka luajtur në Evropë që nga viti 2016, kur u transferua te Roma. Në vitin 2018, e bleu Liverpuli, për 62.5 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL