EKSKLUZIVE/ Ishte ndër firmat e bujshme te Vllaznia, “djali i shtëpisë” e mbyll përfundimisht në Shkodër
Esin Hakaj pritet të largohet nga Vllaznia. “Panorama Sport” mëson se futbollisti do ndajë rrugët me kuqeblutë, pas një sezoni ku iu afrua fitimit të titullit kampion.

Hakaj regjistroi 12 paraqitje gjatë këtij edicioni. Në total shënoi një gol dhe asistoi një tjetër.
Kujtojmë se në qershorin e kaluar u rikthye me bujë në Shkodër. 29-vjeçari po ashtu ka luajtur vetëm në Abissnet Superiore gjatë karrierës së tij me ekipe si Teuta, Partizani dhe Elbasani.
“Panorama Sport” ndërkohë ka raportuar ekskluzivisht se priten edhe largimet e Ardit Krymit me Esat Malën. Bëhet fjalë për dy titullarë të konsideruar titullarë të padiskutueshëm.
Vllaznia ndërkohë mbetet klubi më aktiv në fillimin e muajit qershor. Rinovimet me kontrata 1-vjeçare bien në sy.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













