Asnjëherë si në “Air Albania”, Solomon tregon çudinë e madhe për Izraelin dhe sqarimin me Gjimshitin: U thashë se…
Izraeli fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”. Sulmuesi i Fiorentinës foli pas ndeshjes me Berat Gjimshitin, ndërsa më pas zbuloi bisedën.

Po ashtu, sipas Solomon nuk janë përballur asnjeherë me një situatë kaq të ashpër si në Tiranë.
“Ishte një ndeshje e shkëlqyer në një atmosferë armiqësore. Është një hap drejt qëllimit tonë. U habitëm nga vërshëllimat gjatë himnit tonë. Pati vërshëllima edhe katër vjet më parë, por këtë herë ishin më të ashpra dhe ndoshta më të fortat që kemi marrë deri më sot. Ata na pritën kaq mirë në dy ditët e fundit dhe nuk e prisnim, por duhet të përballemi me këtë.
Fesimi i Gloukh? Lojtarët e tyre që luajnë në Itali më pyetën pse e bëri Oskar këtë dhe unë u thashë se nga vinte pas gjithçkaje që ndodhi këtu”, u shpr
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













