Gorecka i pavendosur, akoma në dyshim për ekipin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 22:02

Gorecka i pavendosur, akoma në dyshim për ekipin e ri

Leon Gorecka është një nga lojtarët me parametra zero më të vlefshëm të verës së vitit 2026. Në fi llim ai dukej i destinuar për Serie A, por prej disa javësh është zhdukur nga radari dhe të gjithë vazhdojnë të pyesin, çfarë ndodhi me të? Mesfushori i Bajernit të Mynihut, do të shohë kontratën e tij të skadojë pas 27 ditësh, por ai ende nuk ka vendosur se për ku do të duhet të largohet. Gjithashtu sepse, deri pak më shumë se një javë më parë, fati i tij dukej i drejtuar mire.

gorecka

Milani i Maks Alegrit

Ai dukej si përforcimi i parë për një skuadër e prirur për tu rikthyer në Champions League. Kolapsi i kuqezinjve dhe revolucioni teknik e korporativ i zbatuar nga Gerri Kardinale, megjithatë, kanë kthyer gjithçka me kokë postë.

Jo vetëm Serie A

Skuadrat e Premier League, përfshirë Arsenalin, ishin gati, klubet turke, gjithnjë e më të afta për të tërhequr yje nga jashtë falë një politike të pasur rekrutimi, por pranë ishte edhe Juventusi.

Juventusi kërkon kohë

Juvja nuk ka më milionat e garantuara nga Liga e Kampionëve që do t’i lejonin gjermanit t’i ofrohej një pagë në përputhje me atë të marrë te Bajerni (midis 6 dhe 7 milionë neto në vit plus bonuse të pasura). Pastaj, Spaleti dhe drejtorët e kanë shumë të qartë në kokën e tyre se prioritetet e tregut duhet të jenë blerja e një portieri dhe një qendërsulmuesi. Pasi të jenë zgjidhur këto nevoja urgjente, do të mendohet për repartet e tjera. Kjo është arsyeja pse Juve sigurisht që nuk ia mbylli derën Goreckës, por kërkoi kohë. Juve pret dhe, thellë brenda vetes shpreson ende. I angazhuar me kombëtaren gjermane ish-lojtari i Bajernit po luan në njëtokë tëminuar. Një Botëror i mire do të thotë një pagë e lartë, në të kundërt vlera e tij do të binte dhe pikërisht këtë shpresojnë dhe Milani apo Juventus.

PANORAMASPORT.AL