PIKANTET/ Shqipëri–Izrael si zhgënjim i madh, mes protestës dhe tensionit në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 22:43

PIKANTET/ Shqipëri–Izrael si zhgënjim i madh, mes protestës dhe tensionit në Tiranë

bandicam 2026-06-03 21-36-11-209

– Masa të jashtëzakonshme policie rreth e qark stadiumit.

– Incidente me tifozët në hyrje të stadiumit. Me policinë që kërkonte nga tifozët të hidhnin edhe çelësat e shtëpive, pasi konsideroheshin mjete të palejuara në stadium.

– Interesim shumë i ulët i tifozëve për të ndjekur ndeshjen në stadium. Kati i dytë nuk u hap fare, ndërsa as kati i parë nuk u mbush plotësisht.

– “Tifozat Kuqezi” ishin në numër të paktë në fillim të takimit. Një numër i lartë prej tyre preferuan t’i bashkoheshin protestës në qendër.

– Luis Hasa ka debutuar dje, më 3 qershor, me Kombëtaren e Shqipërisë. Mesfushori i Napolit u aktivizua në minutën e 78-të nga trajneri Rolando Maran. Hasa mori vendin e Qazim Laçit. 22-vjeçari mori lejen nga FIFA në muajin mars, për të përfaqësuar Shqipërinë. Deri tek ekipi U-21 kujtojmë se ishte pjesë e Italisë. Hasa bëhet futbollisti i parë që debuton te Kombëtarja nën drejtimin e Maran.

-Luis Hasa, i grumbulluar për herë të parë me Shqipërinë, kishte zgjedhur fanellën me numrin 22, numër i mbajtur ndër vite nga Erjon Bogdani.

– Me mungesën e Jasir Asanit, numrin 9 e kishte marrë sulmuesi i Bërnlit, Armando Broja.

– Tifozët kuqezi vërshëllyen himnin e Izraelit.

– Në tribunën VIP ishin vendosur disa tifozë të Izraelit, të cilët gjatë gjithë ndeshjes mbështetën skuadrën e tyre.

– Të vendosur pas porte, tifozët kuqezi disa herë i kujtuan FSHF-së largimin e tifozërisë me thirrjet: “Ku i keni tifozët?”.

– Tension pas golit të Izraelit. Autori i golit provokoi tifozët, ndërsa Hysaj shkoi dhe u konfliktua me të, duke sjellë momente nervozizmi në fushë.

PANORAMASPORT.AL