Pranë marrëveshjes me Ismael Saibari, gjigantët e Europës negociojnë shumën e transferimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 19:25

Pranë marrëveshjes me Ismael Saibari, gjigantët e Europës negociojnë shumën e transferimit

Bajerni i Mynihut po punon për transferimin e Ismael Saibarit. Sipas raportimeve, marrëveshja mund të finalizohet shumë shpejt. Siç u raportua të mërkurën pasdite, një marrëveshje mes Bajernit dhe PSV Eindhoven për shumën e transferimit është “shumë pranë”.

Screenshot 2026-06-04 192432

Sipas raportit, kanë mbetur për tu sqaruar vetëm “detajet përfundimtare”. Gara për transferimin e Saibarit (kontratë deri në vitin 2029) u intensifikua në fillim të javës. Sipas informacioneve të mediave, Bajerni paraqiti një ofertë fillestare prej rreth 48 milionë eurosh. Kampionët e Holandës thuhet se fillimisht kërkuan 60 milionë euro për mesfushorin ofensiv. Tani duket se të dy klubet janë afruar drejt një marrëveshjeje.

Bajerni thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje me vetë lojtarin. Mediat shkruajnë se kontrata e re do të ishte e vlefshme deri në vitin 2031, nëse transferimi realizohet. Saibari aktualisht po përgatitet me kombëtaren e Marokut për Kupën e Botës 2026. Maroku do të përballet me Brazilin, Skocinë dhe Haitin në Grupin C. Për këtë arsye, kontrolli mjekësor i 25 vjeçarit mund të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Nëse transferimi përfundohet, Saibari do të ishte një nga blerjet më të shtrenjta të verës për Bajernin. Drejtuesit bavarezë e shohin marokenin si një lojtar që mund të sjell kreativitet, gola dhe fleksibilitet në repartin ofensiv. Saibari shkëlqeu me PSV Eindhoven sezonin e kaluar, duke shënuar 19 gola në 37 paraqitje. Në Ligën e Kampionëve, ai gjeti rrugën e rrjetës edhe në humbjen 2-1 të PSV ndaj Bajernit. Mesfushori ofensiv fitoi titullin kampion në Eredivise me PSV Eindhoven dhe u shpall gjithashtu Lojtari i Sezonit në kampionatin holandez. Që Bajerni po kërkon të forcoj repartin ofensiv është një sekret i hapur prej javësh. Fillimisht në qendër të vëmendjes ishte sulmuesi i Antoni Gordon nga Njukasëll Junajtid. Megjithatë, kërkesat financiare të klubit anglez ishin shumë të larta për bavarezët. Tani, Bajerni duket se ka përqendruar vëmendjen te Ismael Saibari.

PANORAMASPORT.AL