ZYRTARE/ I hapet rruga Orges Shehit, kryeqytetasit konfirmojnë vendimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 16:28

ZYRTARE/ I hapet rruga Orges Shehit, kryeqytetasit konfirmojnë vendimin e fundit

Orges Shehi ndau rrugët me Tiranën pas disa muajsh bashkëpunim ku siguroi mbijetesën. “Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht për interesin e Prishtinës, ndërsa më pas doli në skenë edhe Shkëndija e Tetovës.

SHEHI

Sot i është hapur zyrtarisht rruga për te Prishtina, nëse Shehi e preferon këtë destinacion. Kryqytetasit ndanë rrugët me trajnerin Alban Dragusha. Deri tani ndërkohë nuk është raportuar për interes të shtuar të Prishtinës ndaj Shehit.

NJOFTIMI I PRISHTINËS

“FC Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Alban Dragusha.

Dragusha udhëhoqi ekipin tonë në 11 ndeshje gjatë fazës së fundit të kampionatit, duke dhënë kontributin e tij profesional dhe përkushtimin maksimal për klubin.

Klubi e falënderon trajnerin Alban Dragusha për punën dhe angazhimin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”.

PANORAMASPORT.AL