E ardhmja në dyshim, Bajerni i vendos ultimatum drejtorit sportiv për merkaton e verës
Sipas një raporti mediatik, e ardhmja e drejtorit sportiv të Bajernit, Maks Eberl, është ende në rrezik. Këshilli mbikëqyrës i bavarezëve pritet të vendos së shpejti për të ardhmen e tij. Eberl nuk ka shumë kohë për të mbledhur argumente për të mbajtur postin e tij te Bajerni.

Thuhet se bordi mbikëqyrës i klubit i ka vendosur një ultimatum. Deri në mbledhje, Eberl lejohet të “vazhdoj punën i pashqetësuar”, sipas raportit. Megjithatë, ai duhet patjetër të jap rezultate gjatë merkatos dhe të ndërtoj skuadrën në mënyrë që të arrihen objektivat sportive dhe financiare.
Sipas raporteve, këtë javë është planifikuar një takim mes anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, Maks Eberl dhe Jan Kristian Dresen. Fokus kryesor do të jenë disa nga kandidatët aktualë të merkatos.
PANORAMASPORT.AL













