VIDEO/ Firma më e rëndësishme e jetës, Regi Lushkja vendos për të ardhmen
Regi Lushkja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim ndryshe nga se jemi mësuar. Në rrjetin e tij social të “Instagram”, Lushkja publikoi video me partneren e tij duke e shoqëruar me shenjën e infinitit.

Sulmuesi 30-vjeçar lë të nënkuptuar se është martuar. Kjo duket të jetë edhe firma më e rëndësishme në jetën e tij, ndërsa e ardhmja në futboll mbetet në pikëpyetje.
“Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht se Lushkja është pranë Egnatias. Te kampionët do të ishte rikthim i bujshëm, pasi përfituan të ardhura nga shitja e kartonit rreth një vit më parë në Iran.
Lushkja është pjesë e Traktor në Iran. Për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, prej muajsh nuk po luan futboll.
Postimi i Lushkjas: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













