Telashet me ligjin të Adejemit, sulmuesi ia faturon Loredanës: Nuk kam një grua normale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 14:13

Telashet me ligjin të Adejemit, sulmuesi ia faturon Loredanës: Nuk kam një grua normale

Karim Adejemi ka qenë në qendër të vëmendjes në vitin e kaluar jo për atë që ka bërë në fushën e lojës, por për atë që ka bërë jashtë saj. Sulmuesi gjerman i Borusia Dortmund, përfundoi në gjyq dhe u desh të paguante një gjobë të majmë prej thuajse gjysmë milionë euro pasi rezultoi se kishte blerë pajisje që cilësohen si armë, pa pasur leje për ta.

karim-adeyemi-loredana-101

Në episodin e dytë të dokumentarit të ri të Amazon Prime “Loredana & Karim – Dashuri & Drama”, vetë lojtari hodhi dritë mbi porosinë që kishte blerë online.

“Karim ishte me pushime dhe erdhi me mua në xhirimet e DSDS. E thirra Benin dhe i kërkova të merrte pakot”, kujton këngëtarja Loredana, gruaja e yllit të Dortmundit. Megjithatë, pa dijeninë e mikut më të mirë të Adejemit, kutia e porositur në TikTok përmbante një kapuç, një teh, doreza për grushte dhe sende të tjera të vogla, prandaj u mor menjëherë në kontroll nga policia në aeroport.

“I solla pakot në aeroport ashtu siç ishin. Isha duke qëndruar para oficerit të policisë dhe pashë: një kapuç, një teh të madh, një palë mbrojtëse për gishtat dhe disa gjëra të tjera të vogla. Mendova me vete, “Kjo nuk mund të jetë e vërtetë,”” tregon Adejemi. “Ishte një kuti në një faqe interneti ku unë tashmë e dija se çfarë mund të kishte brenda. Ishte një faqe gjuetie ose diçka e tillë. Nga mbrojtëse për gishtat deri te një thikë e vogël xhepi. Mund të kishte qenë çdo gjë, një kuti misterioze, si të thuash”, shpjegoi 24-vjeçari.

Sipas Adejemit, arsyeja për të blerë gjëra të tilla, vinte nga instinkti mbrojtës ndaj partneres së tij, e cila është në qendër të vëmendjes si këngëtare.

“Nëse jam vetëm dhe dikush dëshiron të më sulmojë, le ta bëjë, por jo familjen time. Njerëzit nuk e kuptojnë: Unë nuk kam një grua normale. Kam një grua që është repere. Për mua, një person në qendër të vëmendjes duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten. Mendimi im ishte: nëse mund ta urdhëroj, nuk mund të jetë kurrë e paligjshme”, tha Adejemi.

PANORAMASPORT.AL