Kritika e Kapelos: Leao prej dy vitesh nuk është më i njëjti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 11:47

Kritika e Kapelos: Leao prej dy vitesh nuk është më i njëjti

Është një qershor që ka nisur si zakonisht, shumë kaos, shumë reflektime dhe deri tani ende asnjë risi konkrete. Milani nuk ka ende trajner, as drejtor sportiv dhe as drejtor të përgjithshëm.

kapelo

Kjo nuk mund të konsiderohet normale, sidomos nëse synohet një projekt i ri i fortë dhe me një filozofi ndryshe nga vitet e fundit. Për Milanin do të jetë e vështirë të bëjë planifikim me këtë vonesë. Nëse nuk ndodh një kthesë e menjëhershme, skuadra rrezikon të dështojë që në nisje.

Në lidhje me të ardhmen e Rafael Leao, ka folur Fabio Kapelo në emisionin “Sky Calciomercato – L’Originale”. Më poshtë një pjesë e deklaratave të tij për portugezin: “Do të kërkoja një skuadër që ta marrë atë, sidomos sepse në dy vitet e fundit nuk ka qenë më i njëjti. Ka humbur dëshirën për të luftuar, për të vrapuar përpara. Kjo pozicion si sulmues fals nuk e ka ndihmuar; edhe si anësor nuk është më i njëjti. Më parë ishte i papërballueshëm, tani nuk vrapon më si dikur”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL