FOTO/ Asllani kthehet përsëri “lider”, shihni notat e futbollistëve të Shqipërisë në ndeshjen miqësore ndaj Izraelit
Shqipëria u mund nga Izraeli në miqësoren e luajtur në “Air Albania”, në një ndeshje ku trajneri Maran pa për herë të parë nga afër në veprim futbollistët me të cilët do të kërkojë fitoren në Ligë e Kombeve dhe kualifikimin në Europian.

FOTO: LSA
Padyshim trajneri ka mbajtur shënimet e tij, por mund të sigurojë të tjera edhe nga paraqitja statistikore e futbollistëve në këtë ndeshje. Nga të dhënat e përpiluara nga “SofaScore” për paraqitjen statistikore të futbollistëve dhe notat përkatëse, mund të krijohet një ide më e qartë e atyre që bënë më mirë punën e tyre në këtë ndeshje.
Lojtari më i spikatur ishte Kristjan Asllani me notën 7,6 për takimin në fjalë, i ndjekur më pas nga Alen Sherri me 7,2 dhe Mario Mitaj me 7,1 sa u përket titullarëve.
Ndërkohë, lojtari me notën më të ulët ishte Anis Mehmeti, i vlerësuar 6,2 edhe për rastet që humbi pra portës, i ndjekur nga Ylber Ramadani me 6,4.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













