Nënkampionët e nisin nga zero në Europë, Elbasani mendon të jetë surpriza e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2026 | 20:41

Nënkampionët e nisin nga zero në Europë, Elbasani mendon të jetë surpriza e madhe

Elbasani nuk ia doli të fitonte titullin kampion në këtë edicion në Superiore, por arriti një objektiv, i cili në teori do të dukej i pamundur vetëm 5 vite më parë, kur klubi u themelua nga zero dhe luante tek amatorët. Verdheblutë siguruan praninë në Ligën e Konferencës, duke shënuar kështu debutimin e tyre në arenën ndërkombëtare, meqenëse janë një klub krejtësisht i ndryshëm nga Elbasani që ekzistonte më përpara dhe kështu e njeh zyrtarisht edhe UEFA.

ELBASANI

Për verdheblutë, kjo eksperiencë e parë nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë për shkak të koefi cientit shumë të ulët që ka ekipi në renditjen e UEFA-s. Ata nuk futen me 0 në garë, por do të marrin koefi cientin e kampionatit shqiptar.

Dhe për fatin e keq të verdhebluve, koefi cienti i kampionatit tonë është shumë i ulët, vetëm 1,625. Elbasani do të përfaqësohet me koefi cientin e kampionatit, derisa i tiji personal ta kalojë atë, gjë që mund të ndodhë shumë shpejt në rast se zhvillojnë një sezon të mirë siç i ndodhi Dinamos.

Ajo tashmë ka koefi cientin personal 2,500 edhe pse me vetëm një edicion të luajtur në arenën ndërkombëtare. Vetëm tre skuadra në listën e ekipeve pjesëmarrëse në turin e parë të Ligës së Konferencës kanë koefi cient më të ulët se ai i Elbasanit dhe ata janë Petrovac i Malit të Zi (1,316), Mondorf-LeBen i Luksemburgut (1,325) dhe Kernarfon Taun i Uellsit (1,500). Kolërein i Irlandës së Veriut me koefi cientin 1,450 i bashkohet turneut në turin e dytë të tij.

PANORAMASPORT.AL