Shqipëria mbetet “e sëmurë”, edhe me Maran si me Silvinjon! UEFA konfirmon problemin e madh të kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2026 | 23:13

Shqipëria mbetet “e sëmurë”, edhe me Maran si me Silvinjon! UEFA konfirmon problemin e madh të kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare e futbollit është mundur me shifrat 1-0 përballë Izraelit në ndeshjen miqësore të luajtur në “Air Albania”.

bandicam 2026-06-03 20-31-32-721

Kuqezinjtë u mposhtën me rezultat minimal edhe pse provuan disa herë të vinin në vështirësi ekipin kundërshtar. Por ashtu si në periudhën e Silvinjos, edhe nën drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran, kuqezinjtë shfaqën “sëmundjen” e vjetër, atë të 0 gjuajtjeve në katërkëndor.

Kuqezinjtë, të mësuar me stilin e kërkuar nga Silvinjo ku shpeshherë kërkohej të goditej nga jashtë zonës, e kanë të vështirë të gjejnë shënjestrën dhe kjo vazhdoi edhe në ndeshjen ndaj Izraelit. Sipas të dhënave zyrtare të UEFA-s, kuqezinjtë tentuan 13 gjuajtje drejt portës, me 7 prej tyre që përfunduan jashtë dhe me 6 që u bllokuan nga kundërshtarët. Me pak fjalë, 0 mes shtyllave.

Një statistikë që është përsëritur shpesh edhe në të kaluarën me kundërshtarë më të thjeshtë në letër, duke u kthyer në një telash jo të vogël për të zgjidhur për trajnerin Maran të cilit sigurisht do t’i duhet pak kohë për të gjetur “ilaçin” për një situatë të tillë.

sadasdadssaddsadsasadasd

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL