ZYRTARE/ Njëri bëri sherr me Martinin dhe tjetri ishte zgjedhja e dështuar e tij, Vllaznia u jep lamtumirën dy futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 10:47

ZYRTARE/ Njëri bëri sherr me Martinin dhe tjetri ishte zgjedhja e dështuar e tij, Vllaznia u jep lamtumirën dy futbollistëve

Vllaznia ka aktivizuar në ditët e kaluara klauzolat e rinovimit për një tjetër edicion të kontratave me disa futbollistë që kishte në përbërje. Por tashmë te shkodranët ka ardhur edhe momenti  i lamtumirave me ata që nuk kanë pranuar të rinovojnë.

jagooo

Dy emrat e parë të zyrtarizuar si të larguar nga klubi kuqeblu, kanë qenë mbrojtësit Andrej Jago dhe Aleksandros Kuros.

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Andrey Yago dhe Alexandros Kouros. Njëkohësisht i falënderojmë për kontributin e tyre me fanellën kuqeblu dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre të mëtejshme”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Duhet theksuar se largimi i Jagos ishte i pritshëm edhe për faktin se ai kishte një përplasje me trajnerin Edi Martini gjatë ndeshjes së fundit ndaj Elbasanit. Ndërkohë, Kuros ishte kërkesë e vetë trajnerit gjatë verës së kaluar, por nuk ia doli kurrë të shfaqej në lartësinë e duhur duke u kthyer në një alternativë në stol.

PANORAMASPORT.AL