Herri Kejn, i bindur para Botërorit: Favorit për “Topin e Artë”
Futbollisti i Anglisë, Herri Kejn nuk e ka fshehur dëshirën për të fituar “Topin e Artë”. Sulmuesi pretendon se ai është ndër favoritet kryesor këtë çmim, pas një sezoni fantastik që kishte me skuadrën gjermane të Bajernit, ndërsa një “bonus” mund t’i vijë nëse fiton Botërorin me “Tre Luanët”.

“Padyshim që jam ndër favoritët për “Topin e artë”. Nëse Anglia fiton Kupën e Botës, me siguri mund të shihni një lojtar anglez duke e fituar atë. Kur shikon favoritët, them se jam unë, Olize dhe lojtarët në finalen e “Champions League”… Unë mora vesh edhe që ceremonia ishte në Londër dhe ndoshta kjo është një shenjë e mirë për mua, pse jo… Të fitoj “Topin e artë” në vendlindjen time do të bënte edeh më të veçantë”, ka deklaruar Kejn së fundi në media.
Kujtojmë që 32-vjeçari e fitoi “Këpucën e artë” në Bundesligën gjermane, duke shënuar 36 gola, derisa në total këtë sezon shënoi 64 gola me fanelën e Bajern Mynihut.
ME ANGLINË – Ai është kapiteni i kombëtares së Anglisë dhe njihet gjerësisht si një nga sulmuesit më klinikë dhe më të kompletuar të gjeneratës së tij. Herri ka shënuar 78 gola në 112 paraqitje me kombëtaren e Anglisë, teksa është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares, duke kaluar rekordet e legjendave si Runi (53 gola) dhe Çarlton (49 gola).
Statistikat vit pas viti, tregojnë se ai mbetet një nga shënuesit më të mirë në mbarë Europën, pasi ka realizuar praktikisht çdo sezon në të gjitha kompeticionet, duke e konfirmuar veten si një “bomber” i pakursyer.
PANORAMASPORT.AL













