“Mua më shqetëson shumë ajo që tha Mehmeti”, Jupi analizon ndeshjen e parë të Maran te Shqipëria: Më duket limit që të kesh në kokë…
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Redi Jupi, ka analizuar paraqitjen e parë të Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran dhe i ishte dukur një ndeshje me shumë luhatje. Ai bëri të qartë se priste diçka më shumë nga tekniku, ndonëse theksoi se i duhet dhënë kohë pasi ishte vetëm fillimi i punës.

“Gjithmonë humbjet në shtëpi nuk janë të mira dhe me një ekip i cili me të vërtet ka një rezultate që thelloi diferencën ë raport me ne sa i përket fitoreve. Por është një kundërshtar i përballueshëm, në mundësitë tona për ta mundur. Një ekip që teknikisht që luan mirë, me lojtarë të shpejtë, por e ka të vështirë për të shënuar. Kishim më shumë mundësi t’i vinim në vështirësi, mua më pëlqe deri diku pjesa e parë, por pjesa e dytë… Nuk është se shkëlqyem në pjesën e parë, por ishim pak më mirë. Por në pjesën e dytë ishim më konfuzë, deri në fund ishim konfuzë me lojën, disa lojtarë nuk u futen si presim. Por në pëergjithësi nuk mund të quhet një ndeshje pozitive, se me humbjet në shtëpi do ishte pak paradoksale t’i quanim të tilla.
Golat? Ky nuk është problemi më i madh. Mungesa e shënimit patjetër na shqetëson se po të mos shënosh gola, për të mos humbur ndeshjen duhet ta barazosh të paktën. Problemi që mua nuk më pëlqeu është konfuzioni, që është pak e vështirë dhe më duket limit që të kesh një mënyrë loje në kokë dhe pastaj atë limit t’ua përshtatësh lojtarëve që mbase-mbase nuk e kanë të përshtatshëm. M’u duk pak atipike vendosja jonë, nuk kishim lojtar nga e djathta për shembull që ishte vetëm Hysaj. Broja kishte pozicion tjetër.
Patjetër që trajneri ka një tjetër ndeshje për të bërë, është vetëm ndeshja e parë e tij. Mua më shqetëson gjithmonë, ashtu si tha Mehmeti që ‘bëmë një ndeshje shumë të mirë’. Më shqetëson ky perceptimi i gabuar që këta kanë për ndeshjet, i falet se mosha është e re, etj. Po trajneri ishte pak… duhej ta kishte përcaktuar pak më mirë. Ai nuk do thotë që nuk ishte ndeshje e mirë, mora pozitive e negative, por e kishte perceptuar mirë, që kishte marrë mesazhet e duhura. Unë shpresoj shumë në inteligjencën e tij. Personat inteligjentë mësojnë nga humbjet dhe dinë ta kthejnë në mësim, janë ata që mësojnë shpejt, që marrin shpejt mesazhet nga skuadra dhe ndeshja. Se objektivat nuk janë të fitojnë miqësoret, ne moralisht patjetër na godasin këto, por objektivi ynë është të shkojmë në Europian”, tha ndër të tjera Jupi për “SuperSport”.
PANORAMASPORT.AL













