EKSKLUZIVE/ Pritet vetëm zyrtarizimi, Tirana dhe Shehi marrin vendimin e paparashikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 8:40

EKSKLUZIVE/ Pritet vetëm zyrtarizimi, Tirana dhe Shehi marrin vendimin e paparashikuar

Te Tirana kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme në pankinë, pasi bisedimet me trajnerin Orges Shehi janë mbyllur përfundimisht.

SHEHI

Pas disa diskutimeve mes palëve, nuk është arritur një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, duke i dhënë fund kështu një etape të rëndësishme në drejtimin e skuadrës bardheblu. Shehi është larguar nga detyra gjatë kësaj jave, duke mbyllur zyrtarisht lidhjen e tij me klubin.

Vendimi vjen në një moment ku Tirana po planifikon riorganizimin e stafit teknik dhe përgatitjet për sezonin e ri, me synimin për të qenë sa më konkurruese në kampionat.

EMRI I RI – Ndërkohë, drejtuesit e klubit janë futur menjëherë në lëvizje për të gjetur trajnerin e ri. Emrat e parë kanë nisur të qarkullojnë në prapaskenë, ndërsa prioritet mbetet gjetja e një profili që i përshtatet projektit afatmesëm të skuadrës dhe ambicieve për trofe.

Sipas burimeve pranë klubit, vendimi për pasuesin e Shehit pritet të merret shumë shpejt, në mënyrë që ekipi të mos humbasë kohë në fazën përgatitore dhe të ketë stabilitet sa më shpejt në drejtim. Bardheblutë pritet të bëjnë një “goditje” të rëndësishme në pankinë, duke synuar një emër me eksperiencë që mund të sjellë menjëherë impakt në lojën e skuadrës dhe të rikthejë ekipin në garë serioze për objektivat madhorë në kampionat dhe kupë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL