Maran vazhdon të humbasë lojtarë, edhe një tjetër me telashet e Uzunit nuk del në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 13:42

Maran vazhdon të humbasë lojtarë, edhe një tjetër me telashet e Uzunit nuk del në stërvitje

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, do të ketë zgjedhjet shumë të kufizuara sa i përket emrave që mund të hedhë në fushën e lojës për ndeshjen e dytë miqësore ndaj Luksemburgut.

seferi

Trajneri nuk kishte në dispozicion kundër Izraelit sulmuesin Myrto Uzuni, edhe pse fillimisht ky i fundit ishte parashikuar si titullar në ndeshjen në fjalë. Sulmuesi mbeti jashtë për shkak të një viroze duke mos u stërvitur në ditët e fundit dhe FSHF bëri të ditur se kjo situatë vazhdonte edhe në ditën e sotme, kur ekipi bëri seancën e zakonshme post-ndeshje.

Por këtë herë, Uzuni nuk është i vetëm. Edhe Anis Mehmeti, i cili luajti titullar në ndeshjen ndaj Izraelit, rezulton me simptoma virale dhe për këtë arsye është lënë pushim sot, në monitorim nga stafi teknik. Duke pasur parasysh kohën e shkurtër në dispozicion pasi ndeshja me Luksemburgun luhet të shtunën, duket pak e mundshme që të dy futbollistët të rikuperojnë dhe të jenë në formë për duelin në fjalë.

PANORAMASPORT.AL