Humbja në miqësore, Mitaj: Bëmë ndeshje të mirë, duhet të sistemojmë disa gjëra me trajnerin
Mario Mitaj ishte pjesë e Shqipërisë në miqësoren e humbur me shifrat 1-0 ndaj Izraelit. Sipas mbrojtësit kuqezi, paraqitja kishte qenë e mirë dhe duheshin vlerësuar të dyja anët e medaljes.

“Të them të drejtën për mua ishte një test pozitiv, ne bëmë një ndeshje të mirë, me shumë gjëra pozitive. Normalisht, duhet të marrim edhe gjërat negative që duhet të përmirësojmë, por besoj që thjesht duhet të sistemojmë disa gjera me trajnerin. Dhe në të ardhmen do të kemi rezultate më pozitive.
Luksemburgu? Në aspektin e cilësisë nuk janë në të njëjtin nivel si Izraeli, por besoj se do të jetë një test i mirë për ne, se do të kemi ndeshje zyrtare dhe në këtë ndeshje mund të provojmë gjëra, lojtarë të tjerë që mund të provojë trajneri. Por besoj se gjithmonë është mirë të luajmë miqësore, të shohim në çfarë gjendje jemi dhe çfarë kemi për të përmirësuar.
Për mua është gjithmonë një krenari të luaj me Shqipërinë e më pëlqen shumë kur vij këtu në Shqipëri dhe luaj se tifozët kanë ardhur gjithmonë na kanë mbështetur. Një falënderim të madha për mbështetjen që na kanë treguar gjatë çdo ndeshje”, tha Mitaj.
PANORAMASPORT.AL













