Deklarata zyrtare: Miliona euro do të shpenzohen nga Reali, Perez kontakton Benfikën dhe del në pah data vendimtare
Benfika ka konfirmuar zyrtarisht interesin e Real Madrid për të transferuar Zhoze Murinjon. Tekniku portugez do i kushtonte madrilenëve 15 milionë euro, shifër që përkon me klauzolën e prishjes së kontratës.

Reali pret që Florentino Perez të konfirmohet si president. Nëse kjo ndodh, që është edhe e mundësia më e madhe, atëherë Murinjo do të jetë trajneri i ri.
Klubi i Benfikës deklaroi: “Kandidati për president te Real Madrid, Florentino Perez, ka shprehur qëllimin e tij të për të punësuar trajnerin Zhoze Murinjo në rast fitoreje në zgjedhjet e 7 qershorit 2026. Nëse ky skenar materializohet, transferimi do të finalizohet për një tarifë prej 15 milionë eurosh, që korrespondon me klauzolën e përfundimit të kontratës aktuale”.
PANORAMASPORT.AL













