Akuzohet se p*rdhunoi dy herë infermieren e Shumakerit, ish-piloti del në gjyq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 18:47

Akuzohet se p*rdhunoi dy herë infermieren e Shumakerit, ish-piloti del në gjyq

Piloti australian 30-vjeçar, Joey Mawson, po përballet me drejtësinë në Zvicër, i akuzuar se ka përdhunuar dy herë, në nëntor të vitit 2019, një infermiere që bënte pjesë në ekipin mjekësor të Michael Schumacher. Sipas raportimit të gazetës britanike “The Sun”, ngjarja e dyshuar ka ndodhur brenda vilës së ish-kampionit të Formulës 1, ndërsa gruaja ndodhej në gjendje të pavetëdijshme pas një mbrëmjeje në një klub nate në Gjenevë.

Screenshot 2026-06-04 184643

Sipas akuzës, infermierja ishte shoqëruar në dhomën e saj nga stafi i vilës pasi ishte ndier keq pas konsumimit të alkoolit. Ajo e denoncoi rastin vetëm në vitin 2022, duke pretenduar se kishte frikë se mund të humbiste vendin e punës, gjë që ndodhi një vit më parë, në vitin 2021. Gruaja ka deklaruar se ishte zgjuar e zhveshur, mes çarçafëve me njolla gjaku, pa kujtime të qarta për atë që kishte ndodhur.

Më pas, ajo i kishte kërkuar shpjegime Maësonit, i cili më herët ishte dërguar për të kontrolluar gjendjen e saj. Sipas dëshmisë së saj, ai kishte pranuar se mes tyre kishte ndodhur diçka. Nga ana tjetër, ish-rivali dhe miku i Mick Schumacher i ka mohuar kategorikisht akuzat.

Në gjykatë, Maëson ka deklaruar se bëhej fjalë për një marrëdhënie konsensuale, e cila, sipas tij, kishte nisur me një puthje që në klubin e natës. “Ajo nuk ishte e dehur, po flirtonte me mua. Trokitja në derë dhe fakti që më lejoi të hyja tregojnë se gjithçka ishte me pëlqimin e saj”, është shprehur Maëson para trupit gjykues.

PANORAMASPORT.AL