E paprecedentë! Dënimet skandaloze për Shkëndijën, klubi shqiptar trondit Federatën me veprimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 22:26

E paprecedentë! Dënimet skandaloze për Shkëndijën, klubi shqiptar trondit Federatën me veprimin e fundit

Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut i surprizoi të gjithë dje, pasi vendosi të gjobiste me 105 mijë euro Shkëndijën e Tetovës. Po ashtu ta përjashtonte nga Kupa për sezonin e ardhshëm. Ky vendim i paprecedent është pritur ashpër nga kuqezinjtë.

shkendija

Shkëndija ka reaguar sot për vendimet në fjalë. Klubi shqiptar ka paralajmëruar edhe me tërheqje nga Maqedonia e Veriut.

NJOFTIMI:

“Pas vendimit të fundit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ndaj KF Shkëndijës, sponsori i klubit kërkon që ky vendim skandaloz të rishikohet dhe të korrigjohet urgjentisht.

KF Shkëndija ka qenë ndër klubet e pakta që ka funksionuar me seriozitet, korrektësi dhe përputhshmëri të plotë me obligimet sportive e financiare. Kontributi ynë ndër vite ka pasur kosto, mund dhe sakrifica të mëdha. Për më tepër, Shkëndija është klubi që me paraqitjet dinjitoze në Evropë ngriti koeficientin e ligës, nga i cili përfitojnë të gjitha klubet vendore dhe falë të cilit, nga viti i ardhshëm, futbolli ynë do të ketë një vend shtesë në kupat evropiane.

Prandaj, është e papranueshme që me vendime të marra në tavolinë të dëmtohet një projekt serioz dhe ky kontribut të shpërblehet me goditje të qëllimshme. Kjo qasje na shtyn të shqyrtojmë edhe opsionin e tërheqjes nga klubi/futbolli në Maqedoni të Veriut. Nëse FFM nuk e tërheq këtë vendim, atëherë ne si sponsor do ta shqyrtojmë seriozisht vazhdimin e mëtutjeshëm, pasi që ky vendim i cenon të drejtat dhe politikat e klubit.

Presim që organet e FFM-së të reflektojnë me urgjencë, në interes të drejtësisë sportive, klubit dhe të ardhmes së futbollit në përgjithësi”.

PANORAMASPORT.AL