Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ E veçantë për vitin 2026, Elbasani i beson vetëm Afrikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 20:40

Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ E veçantë për vitin 2026, Elbasani i beson vetëm Afrikës

Elbasani prezantoi sot afrimin e parë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Edoli Lukoki, një futbollist me origjinë nga Kongo dhe që ka lindur në Francë. Çfarë bie në sy është se gjatë vitit 2026, Elbasani ka prezantuar vetëm futbollistë afrikanë.

Screenshot 2026-06-04 203952

Lukoki është futbollisti i katërt që prezantohet në vitin 2026 nga verdheblutë. Tre të mëparshmit ishin po ashtu nga futbollistë afrikanë.

Bëhet fjalë për Samuel Nongoh, Insa Boje dhe Malik Odeinka. Ky i fundit u huazua më pas në Amerikë. Kingslej Celestine Orji ndërkohë është talenti i akademisë së Elbasanit, të cilit gjatë kësaj kohe iu besua kontratë deri në vitin 2028.

Ledjo Tresa do të prezantohet në vazhdim nga Elbasani, duke thyer “tabu” në merkaton e verdhebluve pët vitin 2026. Tresa konsiderohet nga transferimet e bujshme, që vjen para garës në Europë.

Prezantimi i Edoli Lukoki, me origjinë nga Kongo

Screenshot 2026-06-04 201301

Prezantimi i Malik Odeinka, i lindur në Nigeri

malik odeinka

Prezantimi i Insa Boje, i lindur në Senegal

insa boje

Prezantimi i Samuel Nongoh, i lindur në Kamerun

samuel nongoh

Firma në kontratë me Kingslej Celestine, i lindur në Nigeri dhe pjesë e akademisë verdheblu

kingslej celestine

PANORAMASPORT.AL