EKSKLUZIVE/ Rikthim i bujshëm? Pas largimit nga Tirana, Orges Shehi vendos të takohet me presidentin e kryeqytetasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 19:51

EKSKLUZIVE/ Rikthim i bujshëm? Pas largimit nga Tirana, Orges Shehi vendos të takohet me presidentin e kryeqytetasve

Orges Shehi vendosi të largohet nga Tirana, ndërsa palët nuk kanë reaguar zyrtarisht deri tani. Ish-trajneri i bardhebluve po shikon për mundësinë më të mirë ku mund të vazhdojë karrierën.

shehi

“Panorama Sport” mëson se është planifikuar takim me Rrahman Haradinin, që është edhe presidenti i Prishtinës. Rikthimi i bujshëm në Kosovë duket gati për Shehin. Tashmë bëhet fjalë për rivalët e Ballkanit, pikërisht Prishtinën.

Trajneri durrsak do kalonte nga një kryeqytet në tjetrin. Për herë të fundit me Tiranën ia doli të kishte sukses, pasi siguroi mbijetesën.

Prishtina ndërkohë kërkon të nisë një projekt ambicioz. Dhe për këtë sot u zyrtarizua largimi i trajnerit Alban Dragusha.

PANORAMASPORT.AL