Postuar: Qershor 4, 2026 | 20:14
ZYRTARE/ Transferimi i parë! Elbasani i surprizon të gjithë, transferon një sulmues francez nga Eindhoven
Edoli Lukoki është transferuar tek Elbasani. Verdheblutë i kanë surprizuar të gjithë me këtë emër të papritur, që vjen në Shqipëri pas eksperiencës me Eindhoven në kategorinë e dytë holandeze.

Sulmuesi në fjalë ështe 22 vjeç dhe luan në krahun e majtë. I lindur në Francë, ia doli që të luante deri me ekipin U-18 të Francës.
Dhe pse Eindhoven kishte mundësinë që t’i rinovonte kontratën, nuk preferoi. Origjina e Lukokit ndërkohë është nga Kongo.
Ky është transferimi i parë i Elbasanit në merkaton e verës. Verdheblutë përforcohen pikërisht para ndeshjeve në Europë.
PANORAMASPORT.AL













