Juventusi kërkon partnerin e Haland, Niko Gonzalez mund të jetë çelësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 10:09

Juventusi kërkon partnerin e Haland, Niko Gonzalez mund të jetë çelësi

Një “viking” në Torino. Ose, siç do ta thoshte Simeone, një “vrasës”.

haland sorloth

Pas heqjes dorë nga Vlahovic për shkak të distancave të mëdha në negociatat për rinovimin e kontratës, Juventusi është në kërkim të dy sulmuesve të rinj për t’ia dhënë trajnerit Spaleti. Nëse emri kryesor në listë është Randal Kolo Muani, në orët e fundit, përveç një rikthimi të interesit për Mateta, po merr gjithnjë e më shumë peshë edhe Aleksander Sorloth, sulmuesi 30-vjeçar norvegjez i Atletiko Madridit, i cili ka qenë në orbitën e Juventusit edhe në janar dhe me agjentët e të cilit drejtuesit bardhezinj kanë rifilluar kontaktet.

Sorloth, objektivi i Juves
Sulmues më këmbë të majtë, me trup të gjatë dhe fi zik imponues (1.96 m), por pak i “rëndë” në teknikë, ai është bërë i rëndësishëm falë ftohtësisë para portës dhe aftësisë për të ndikuar edhe duke hyrë nga stoli: një gol çdo 140 minuta në sezonin e fundit, madje një çdo 93 minuta në sezonin paraardhës. Në mendjen e Simeones, megjithatë, Sorloth, pavarësisht 44 golave në 107 ndeshje, shumë prej tyre si zëvendësues – nuk është konsoliduar kurrë si titullar.

Në këtë sezon ai ka qenë zgjedhja e tretë në sulm, pas Julian Alvarez dhe Antuan Grizman. Megjithatë, siç ka treguar edhe me kombëtaren e tij, ai mund të luajë edhe pranë një tjetër “numri 9” dhe jo kujtdo, Erling Haland. Pikërisht për këtë arsye, për të dyja palët, një ndarje këtë verë mund të jetë zgjidhja më e mirë. Madje, më herët kishte interes për të edhe Milani. Atletiko Madrid, që e bleu nga Vilarreal dy vite më parë për rreth 30 milionë euro, kërkon të njëjtën shifër. Por linja me Torinon është e hapur dhe mund të ekzistojë një “kartë e artë” që të lehtësojë marrëveshjen.

Dialogu për Niko Gonzalez
Në Madrid këtë sezon ka luajtur edhe lojtari i Juventusit, Niko Gonzalez, i cili nuk ka ndërmend të kthehet në Kontinasa dhe po shtyn për të qëndruar te Atletiko i Simeones. Megjithatë, klubi spanjoll nuk dëshiron të paguajë 32 milionë eurot e përcaktuara për blerjen përfundimtare të argjentinasit dhe, duke e ditur se në bilancin e Juventusit vlera e tij është rreth 20 milionë, kërkon një ulje të konsiderueshme. Arritja e një marrëveshjeje në mes mund të ndihmojë edhe negociatat për Sorloth, duke shërbyer si një lloj “parapagimi”. A do të përfundojë me të gjithë të kënaqur?

PANORAMASPORT.AL