Jo vetëm Orges Shehi, nga Tirana zyrtarizohet edhe largimi i më të besuarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 23:51

Jo vetëm Orges Shehi, nga Tirana zyrtarizohet edhe largimi i më të besuarit

Tirana nuk e ruajti stafin teknik pas përfundimit të sezonit. Trajneri Orges Shehi e mbylli sezonin me kujtimin e ecurisë së shkëlqyer në fazën e fundit. Bashkë me Shehin largohet edhe i besuari i tij, pikërisht Sebino Plaku.

tirana

Shehi dhe Plaku punojnë bashkë prej kohësh. Vetë Plaku preferoi të postonte një reagim përmes rrjeteve sociale, ndërsa nga e Shehit apo klubit bardheblu nuk ka pasur njoftim.

“Ndonjëherë në futboll, fitorja më e madhe nuk është një trofe, por të arrish atë që dukej e pamundur… Krenar për atë që arritëm së bashku në një moment të vështirë, për një klub që meriton gjithmonë të luftojë në majë. Më vjen keq që rrugëtimi ynë nuk vazhdoj më tej.

Kjo nuk është një lamtumirë. Është një shihemi së shpejti”, shkruan Plaku.

Screenshot 2026-06-04 234907

PANORAMASPORT.AL