Drejtoi ndeshjen që ndryshoi fatin e Final 4 në këtë sezon, UEFA merr vendimin historik për gjyqtarin e Superiores
UEFA ka vendosur t’i besojë gjyqtarit Floran Lata drejtimin finales së Kampionatit Europian U17 që po zhvillohet këto ditë në Estoni.

Lata, së bashku me asistentin Mario Shazivari, janë caktuar që të drejtojnë ndeshjen mes Belgjikës dhe Italisë më 7 qershor, duke kurorëzuar me sukses pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Lata ka drejtuar edhe dy ndeshje të tjera gjatë turneut, pasi drejtoi atë hapëse Estoni-Kroaci, si dhe më pas Francë-Mali i Zi.
Pjesëmarrja në Europian bëri që Lata të mos ishte prezent në fundin e Final 4 dhe të drejtonte vetëm në ndeshjet e javës së parë të tij. Ai drejtoi pikërisht takimin e parë, mes Vllaznisë dhe Dinamos, që u mbyll me suksesin 2-0 të bluve dhe praktikisht ndryshoi plotësisht rrjedhën e mini-turneut për titullin.
PANORAMASPORT.AL













