Milani largoi Taren, në rrezik dy marrëveshjet e mëdha të verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 11:11

Milani largoi Taren, në rrezik dy marrëveshjet e mëdha të verës

Milani kishte të nisura dy operacione për Goretzka dhe Gila, por kaosi në klub i ka bllokuar të gjitha. Dhe Juventusi dhe Napoli i Alegrit po përpiqen të përfitojnë.

tare ibrahimovic

E para mos kualifikimit në Champions League, Milani kishte nisur tashmë punën për merkaton e verës. Ish-drejtori sportiv Igli Tare kishte filluar lëvizjet duke ndjekur udhëzimet e Maks Alegrit, i cili kishte zhvilluar disa takime me drejtuesit kuqezi për të programuar sezonin e ri.

Nuk është sekret që trajneri nga Livorno kishte kërkuar Leon Goretzka për të forcuar mesfushën me një lojtar me shumë eksperiencë dhe personalitet, ndërsa gjithashtu ishte vënë në shënjestër Mario Gila i Lacios për mbrojtjen. Por tani, me “zerimin” e drejtuesve dhe largimin e Alegrit, këto dy tratativa që ishin tashmë të avancuara janë bllokuar dhe nuk është e sigurt nëse do të rifi llojnë.

MILAN–GORETZKA – Milani rrezikon t’i humbasë të dy lojtarët, sepse konkurrenca po përpiqet të përfi tojë nga kaosi i kuqezinjve për t’ua rrëmbyer lojtarët. Sidomos çështja e Goretzkës, i cili do të largohet me parametër zero nga Bajern, ishte pothuajse e mbyllur, me lojtarin që ishte i intriguar nga ideja për të luajtur në një tjetër klub të madh si Milani.

Mbështetësi kryesor i këtij transferimi ishte Alegri, i cili kishte tentuar ta merrte edhe kur ishte trajner i Juventusit. Me ndalimin e tratativës së Milanit, përfaqësuesit e lojtarit kanë rifi lluar kontaktet me klubet që më parë e kishin në radar, përfshirë edhe Juventusin. Megjithatë, klubi bardhezi po merr kohë, pasi pa Champions League buxheti i merkatos është ulur dhe prioriteti kryesor tani është afrimi i një sulmuesi të madh, sidomos pas largimit të mundshëm të Vlahoviç.

MILAN–GILA – Tratativa për Gilan nuk ishte aq e avancuar, por Tare, që e kishte sjellë te Lacio, e konsideronte një objektiv të rëndësishëm, me miratimin edhe të Alegrit. Dhe lojtari mund t’i rrëmbehet Milanit pikërisht nga trajneri livornez, i cili sapo të mbyllë marrëveshjen e zgjidhjes me Milanin, pritet të bëhet zyrtarisht trajner i Napolit.

Klubi napolitan dëshiron të rinovojë dhe forcojë mbrojtjen, dhe ish-lojtari i Real Madridit shihet si një profi l ideal (pa nevojë për përshtatje). Napoli po bën vlerësimet e veta, ndërsa merkatoja e Milanit është praktikisht e bllokuar, pasi klubi nuk ka ende as drejtim sportiv dhe as trajner.

PANORAMASPORT.AL