Shkëlqeu në sezonin e fundit, e gjithë Final 4 vihet pas mbrojtësit të majtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 13:53

Shkëlqeu në sezonin e fundit, e gjithë Final 4 vihet pas mbrojtësit të majtë

Nëse Almir Kryeziu është sulmuesi më i kërkuar në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, atëherë Qlirim Avdulli është padyshim mbrojtësi më i kërkuar në treg.

avdulli

Mbrojtësi i majtë po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku vitin e kaluar e mbylli me 11 asistime, derisa këtë sezon shtoi edhe 7 të tjera me Ferizajn. Avdulli është mbrojtësi i majtë më produktiv në Superligë në dy sezonet e fundit, me kontribute të mëdha edhe në fazën ofensive.

Gazeta “Olle” mëson ekskluzivisht se për të ka garë të madhe, pasi katër skuadrat e “Final 4” në Shqipëri, Egnatia, Dinamo Tirana, Elbasani dhe Vllaznia, tashmë i kanë bërë oferta zyrtare. Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe gjigantët e futbollit kosovar, ndërsa ai ka një ofertë serioze edhe nga Gabala e Azerbajxhanit.

Avdulli është pa dyshim një nga emrat më të nxehtë të merkatos verore. E skuadra që siguron shërbimet e tij, fiton një mbrojtës anësor të jashtëzakonshëm në mbrojtje, por edhe një asistues të mrekullueshëm.

PANORAMASPORT.AL