Surprizë në Botëror, Alfonso Dejvis shpreson te edicioni magjik
Gara me kohën ende nuk është humbur: ylli i Bajernit, Alfonso Dejvis, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të luaj në ndeshjen hapëse të Kanadasë në Kupën e Botës kundër Bosnjës më 12 qershor.

Edhe trajneri i tij vazhdon të shpresoj. A do të jetë Alfonso Dejvis gati në kohë për ndeshjen e parë të Kanadasë në Kupën e Botës më 12 qershor? Kjo pyetje nuk shqetëson vetëm një nga vendet organizatore të turneut, por sigurisht edhe Bajernin, i cili druhet se mbrojtësi mund të hyjë në fushë ende i parekuperuar plotësisht dhe kështu të rrezikoj një dëmtim të ri.
Si vetë Dejvis ashtu edhe trajneri i kombëtares së Kanadasë, Xhesi Marsh, deklaruan gjatë një sesioni intervistash se ende ekziston shpresa që lojtari të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Bosnjës. “Ne të gjithë e kuptojmë sa e rëndësishme është kjo ndeshje e parë. E di që ai ka pasur disa dëmtime dhe nuk ishte planifikuar që të ishte gati për ndeshjen e parë. Por ky njeri është një atlet i jashtëzakonshëm dhe një garues i lindur. Pa dashur t’i bëj presion, unë besoj te Alfonso. Po e marrim ditë pas dite”, tha Marsh, i cili nuk dëshironte të “përjashtonte asgjë” në lidhje me aktivizimin e Dejvisit.
Megjithatë, trajneri siguroi se nuk do të merreshin rreziqe me mbrojtësin. “Nëse rikuperohem sa më mirë që të jetë e mundur, atëherë do të shohim. Nëse jo, nuk ka arsye për tu nxituar”, tha Dejvis. “Gjithçka është e mundur në jetë. Për mua, gjithçka varet nga mënyra se si do të ec procesi i rikuperimit, si do të kalojnë ditët në vazhdim dhe java para ndeshjes.”
25 vjeçari pranoi se kjo periudhë dhe javët e fundit kanë qenë shumë të vështira nga ana mendore. “Rashë në një periudhë të vështirë dhe fillova të dyshoja te vetja. Por gjatë kësaj kohe reflektova mbi arsyen pse e bëj këtë dhe sa e rëndësishme është për mua”, shpjegoi Dejvis, duke treguar pse vazhdoi të mbante gjallë ëndrrën e tij për të luajtur në Kupën e Botës.
PANORAMASPORT.AL













