Gjermania drejt Botërorit me pretendime, formacioni i Nagelsman merr formë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 12:18

Gjermania drejt Botërorit me pretendime, formacioni i Nagelsman merr formë

Kupa e Botës FIFA 2026 po afrohet me shpejtësi. Kombëtarja gjermane synon të luftoj për titullin në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kë duhet të zgjedh trajneri Julian Nagelsman?

Jamal-Musiala-Julian-Nagelsmann-Germany

Kombëtarja gjermane mposhti Finlandën me rezultatin 4-0 në ndeshjen e saj të parafundit përgatitore për Kupën e Botës. Të shtunën (duke filluar nga ora 19:05), ajo do të luaj ndeshjen e saj të fundit përgatitore kundër SHBA në Çikago.

Formacioni i Kupës së Botës i përzgjedhur nga trajneri i kombëtares Nagelsman po bëhet gradualisht më i qartë. Megjithatë, konkurrenca për një vend në formacionin titullar mbetet shumë e fortë në disa pozicione. Paraqitjet e fundit në ndeshjet miqësore dhe forma me klubet përkatëse mund të luajnë një rol vendimtar në zgjedhjet e trajnerit.

Nagelsman pritet të marrë vendimet përfundimtare vetëm pak para fillimit të turneut. Manuel Nojer është portieri numër një i padiskutueshëm, me kusht që të jetë në formë. Kapiteni Xhoshua Kimish pritet të luaj si mbrojtës i djathtë. Florian Virtz pritet të udhëheq kreativitetin e ekipit nga pozicioni i mesfushorit ofensiv. Në të njëjtën kohë, disa pyetje mbeten pa përgjigje. Kush ka avantazhin në pozicionin e mbrojtësit të majtë? Kush do të formoj dyshen e mesfushës defensive? Kë do të zgjedh Nagelsman në sulm? Ka ende shumë debate interesante rreth lojtarëve për tu zhvilluar para fillimit të turneut.

PORTIERË: Manuel Nojer (Bajerni), Oliver Bauman (TSG Hofenhajm), Aleksander Nubel (Shtutgart)
MBROJTËS: Valdemar Anton (Borusia Dortmund), Nathaniel Braun (Ajntraht Frankfurt), Paskal Gros (Brajton), Xhoshua Kimish (Bajerni), Feliks Nmeça (Borusia Dortmund), Aleksandar Pavloviç (Bajerni), David Raum (Lajpcig), Antonio Rudiger (Real Madrid), Xhonatan Tah (Bajerni), Niko Shloterbek (Borusia Dortmund), Angelo Shtiler (Shtutgart), Malik Tiai (Njukasëll Junajtid)
SULMUES: Nadiem Amiri (Mainz 05), Maksimilian Bajer (Borusia Dortmund), Leon Goretzka (Bajerni), Kai Havertz (Arsenal), Lenart Karl (Bajerni), Xhejmi Leveling (Shtutgart), Jamal Musiala (Bajerni), Leroj Sané (Galatasaraj), Deniz Undav (Shtutgart), Nik Voltemade (Njukasëll Junajtid), Florian Virtz (Liverpul).

PANORAMASPORT.AL