Ishte afrimi i bujshëm i Dinamos, Bernard Berisha bëhet gati t’i japë lamtumirën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 12:02

Ishte afrimi i bujshëm i Dinamos, Bernard Berisha bëhet gati t’i japë lamtumirën

Bernard Berisha ishte një nga afrimet më të bujshme të Dinamos në verën e vitit të kaluar. Futbollisti nënshkroi me kryeqytetasit me planin për t’u bërë një prej elementëve kryesorë të kësaj skuadre.

berisha bardhi

Por mosaktivizimi i rregullt dhe disa përplajse me trajnerin Daja, kanë bërë që Berisha të rikshikojë vendimin që të mbetet pjesë e bluve edhe në vazhdim. Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se lojtari po bëhet gati të largohet nga ekipi kryeqytetas duke mbyllur bashkëpunimin me Dinamon.

Destinacioni i tij mund të jetë kampionati kosovar, por nuk përjashtohet mundësia që të zgjedhë t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër në Superiore për të vazhduar karrierën e tij në vendin tonë.

PANORAMASPORT.AL