Sapo siguroi Superligën, akuza të rënda nga sulmuesi i ekipit që drejtohet nga ish-i i Kombëtares: E padrejtë si po trajtohemi në të huajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 13:00

Sapo siguroi Superligën, akuza të rënda nga sulmuesi i ekipit që drejtohet nga ish-i i Kombëtares: E padrejtë si po trajtohemi në të huajt

Skuadra e Vushtrrisë, e drejtuar nga Armend Dallku, ka mbyllur më sukses sezonin duke siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës. Por jo të gjithë duket se janë të lumtur me këtë.

jata ebrima

Sulmuesi i kësaj skuadre, futbollisti nga Gambia, Ebrima Jata, nëpërmjet rrjeteve sociale ka lënë të kuptohet se ka pakënaqësi për mënyrën se si po trajtohen në klubin kosovar futbollistët e huaj.

“Nuk jam këtu për kënaqësi, lamë familjen dhe prindërit tanë për të ardhur këtu për të punuar, por sinqerisht, në këtë moment nuk është e drejtë mënyra se si po trajtohemi ne, lojtarët e huaj dhe nuk është profesionale dhe nuk është njerëzore. Ne të gjithë duhet të trajtohemi njësoj si lojtarët vendas, nuk ka rëndësi se nga vini”, shkruante ai në një postim në rrjete sociale duke lënë të kuptohet se ka probleme me klubin aktual.

PANORAMASPORT.AL