Postuar: Qershor 5, 2026 | 13:34
Interi zyrtarizon përforcimin e parë të verës, kontratë me mesfushorin që nuk shihte fushën prej Asllanit
Interi ka mbyllur sot zyrtarisht përforcimin e parë të merkatos së verës, duke riblerë nga Klub Bryzh mesfushorin Aleksander Stankoviç.

Mesfushori serb, i larguar nga zikaltrit dy vite më parë se nuk gjente hapësira, pasi ishte në hierarki edhe pas Kristjan Asllanit, ka shkëlqyer në këto vite me klubin belg dhe zikaltrit kanë aktivizuar klauzolën e riblerjes së tij.
Lojtari ka firmosur deri në vitin 2031 me zikaltrit, të cilët janë detyruar të paguajnë 23 milionë euro për të siguruar edhe një herë futbollistin që kishin larguar pak kohë më parë. Aleksander është djali i legjendës së Interit, Dejan Stankoviç.
PANORAMASPORT.AL













