Rifillon cikli si zakonisht nga e para, klubi që ra në Kategorinë e Parë planifikon revolucion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 14:56

Rifillon cikli si zakonisht nga e para, klubi që ra në Kategorinë e Parë planifikon revolucion

Bylisi pritet të ketë lëvizje të rëndësishme në këtë merkato vere, e cila duket se do të nisë nga vetë shtëpia e klubit.

bylis

Mallakastriotët kanë në plan të afrojnë në ekipin e parë një numër të konsiderueshëm lojtarësh nga skuadra B dhe U-19, si hap i parë në ndërtimin e projektit të ri për sezonin e ardhshëm. Në total, pritet që 10 deri në 15 elementë nga ekipet zinxhir të klubit të përfshihen në përgatitjet e skuadrës së parë, duke u bërë pjesë e fazës përgatitore dhe seleksionuese.

Ky është një sinjal i qartë se Bylisi po synon të ndërtojë një bazë të fortë me lojtarë të rinj, të dalë nga vetë akademia e klubit. Përveç talenteve të akademisë, klubi ka rikthyer edhe disa lojtarë të huazuar në ekipe të tjera si Tomori, Luftëtari, Eagle dhe Delvina. Këta futbollistë do të jenë gjithashtu pjesë e fazës seleksionuese, duke u vlerësuar nga stafi teknik për mundësinë e rikthimit në skuadrën e parë.

Emra si Hasan, Ngene dhe Rafael, së bashku me lojtarë të tjerë të huazuar si Animashun, Bikatal dhe Merkaj, pritet të kenë një shans për të treguar veten në përgatitjet verore.

MIKS – Mallakastriotët synojnë një kombinim mes elementëve të rinj dhe lojtarëve me eksperiencë, me qëllim ndërtimin e një skuadre më ambicioze për sezonin e ri. Në sezonin që sapo u mbyll, klubet e grupmoshave U-17, U-19 si dhe ekipi B kanë qenë aktivë në kampionatet rrespektive, ndërsa objektivi është që këto skuadra të vazhdojnë të jenë konkurruese edhe në edicionin e ardhshëm.

Në drejtimin e klubit pritet gjithashtu një riorganizim i stafi t të akademisë, me synimin për të rritur nivelin e punës dhe për të prodhuar më shumë talente për ekipin e parë. Presidenti Besnik Kapllanaj do të jetë ai që do të marrë disa vendime të rëndësishme në ditët në vijim, si në aspektin e stafi t teknik, ashtu edhe në hyrjet dhe daljet e merkatos.

Në Ballsh kërkohet qetësi dhe planifi kim i kujdesshëm, pasi klubi nuk dëshiron të nxitohet në vendime. Bylisi i sezonit të ri pritet të ndërtohet mbi baza të forta, me një strukturë të balancuar mes rinisë dhe eksperiencës, ndërsa në merkato pritet edhe interes i madh për disa nga “xhevahirët” e mallakastriotëve, si nga klubet brenda vendit ashtu edhe nga jashtë tij.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL