Largohen lojtarët? Dinamo çudit me reagimin e fundit: Ja deri kur janë me kontratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 16:20

Largohen lojtarët? Dinamo çudit me reagimin e fundit: Ja deri kur janë me kontratë

Lajmi i bujshëm sot ishte që Bernard Berisha do largohet nga Dinamo. Po ashtu më parë është treguar edhe për Dejvi Bregun të cilit po i përfundon kontrata dhe akoma nuk ka rinovuar.

dinamo

Kryeqytetasit kanë reaguar menjëherë sot, duke çuditur disi. Dinamo tregon se lojtarët janë në kontratë edhe për këtë muaj. Përpara ndeshjeve të Europës, klubi rrezikon të mbetet kështu pa titullarë të rëndësishëm.

Njoftimi i Dinamos:

“Dinamo City sqaron opinionin publik se lajmet e ditëve të fundit në media të ndryshme për largim lojtarësh nga skuadra jonë janë të pavërteta. Të gjithë lojtarët që mbyllën sezonin janë nën kontratë deri në fund të muajit qershor.

Klubi është i predispozuar për ta vazhduar bashkëpunimin me lojtarët në fund kontrate dhe për këtë qëllim janë bërë bisedime.

Presidenti Adrian Bardhi, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë duke punuar gjithashtu me shumë kujdes edhe për merkaton, për të pasur një Dinamo sa më të forte dhe kompetitive në ndeshjet europiane dhe sezonin e ardhshëm”.

Screenshot 2026-06-05 161851

PANORAMASPORT.AL