VIDEO/ Maran ndalon liderin e Kombëtares që të largohet, Gjimshitit i hiqet shiriti i kapitenit për sfidën e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2026 | 17:31

VIDEO/ Maran ndalon liderin e Kombëtares që të largohet, Gjimshitit i hiqet shiriti i kapitenit për sfidën e veçantë

Trajneri Rolando Maran dhe Elseid Hysaj u shfaqën në konferencë për shtyp. Kombëtarja do të përballet nesër me Luksemburgun, ndërsa ky takim do të nisë në orën 20:00.

Screenshot 2026-06-05 173029

Sfida miqësore do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Për Hysajn do të jetë ndeshja e 100-të si kuqezi, ndërsa vetë Maran e konfirmoi edhe si kapiten. Hysaj do marrë shiritn e kapitenit nga Gjimshiti, në ndeshjen që vendos rekord.

“Shpresoj që të luaj, këtë e di trajneri. Ëndërr për mua dhe krenari nëse arrij ndeshjen e 100-të nesër. Që i vogël kam pas thjesht ëndërr të luaj me Kombëtaren, jo më që të arrij të luaj 100 ndeshje me këtë fanellë. Për mua do jetë nder dhe krenari e madhe”, u shpreh Hysaj.

Para se Hysaj të largohej, Maran e ndaloi duke thënë: “Ju siguroj unë që do luajë dhe do jetë po ashtu kapiten”.

Episodi në konferencë për shtyp: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL