Postuar: Qershor 5, 2026 | 18:17
Sulmuesi i Partizanit bashkohet me Armando Brojën, ndryshimi i fundit i përfshin të gjithë
Armando Broja ndryshoi së fundmi agjenci. “Team Raiola” u bashkua me “FA Sport” duke shtuar edhe sulmuesin e Kombëtares në listë.

Pikërisht te “Team Raiola” bën pjesë edhe Rrok Toma. Ky i fundit është pjesë e Partizanit dhe Kombëtares U-21.
Po ashtu edhe lojtarë nga Vora si Ajodele Folahan, Renaldo Torraj dhe Dario Daka. Shkrirja e të dyja agjencive solli këto ndryshime, teksa bie në sy se interesi qëndron te lojtarë të Kombëtares ose ekipit U-21.
Agjencia në fjalë ndërkohë përfshin Vinçenzo Raiolën, i cili është nipi i të ndjerit Mino Raiola.
PANORAMASPORT.AL













