Postuar: Qershor 5, 2026 | 18:34
VIDEO/ Plas te Franca para Botërorit? Episodi mes Mbape dhe Kante bën xhiron e rrjetit
Franca po vazhdon me përgatitjet në prag të Botërorit. Një video ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa Kilian Mbape dhe N’Golo Kante nuk i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Episodi në fjalë u regjistrua para humbjes 2 me 1 ndaj Bregut të Fildishtë. Dhe pse rezultati ishte i papritur, momenti i regjistruar me dy titullarët mori më pas vëmendjen kryesore.
Kante i takoi të gjithë, por jo Mbapen. Për këtë kishte edhe zëra se diçka ka ndodhur në kampin e Francës.
Raportime të tjera tregojnë se nuk ka asgjë mes dy lojtarëve. Franca ndërkohë është një nga pretendentët për fitimin e trofeut.
Reagimi që po bën xhiron e rrjetit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













